TËRMETI I FUQISHËM GODITI ITALINË/ Kledi Kadiu tregon si është gjendja e tij: Një frikë e… (FOTO) – AlpeGossip
TËRMETI I FUQISHËM GODITI ITALINË/ Kledi Kadiu tregon si është gjendja e tij: Një frikë e… (FOTO)

TËRMETI I FUQISHËM GODITI ITALINË/ Kledi Kadiu tregon si është gjendja e tij: Një frikë e… (FOTO)

Ditën e sotme Italia është zgjuar nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë, me epiqendër në Rimini.

Mediat italiane shkruajnë se lëkundjet e forta janë ndjerë gjithashtu edhe në disa qytete të tjera si Roma, Bolonja, Firence. Jo vetëm kaq, pasi tërmeti është ndjerë edhe në vende të tjera si Kroacia dhe San Marino.

Balerini i dashur për publikun italian dhe shqiptar, Kledi Kadiu, i cili aktualisht ndodhet në Itali, ka realizuar një video për ndjekësit dhe kolegët e tij për t’i lajmëruar se është mirë.

Tërmeti i fuqishëm goditi Italinë/ Kledi Kadiu tregon si

Kadiu ka bërë një postim në “Instastory” ku shprehet:

“Mirmëngjesi të gjithëve, çdo gjë ok, faleminderit për mesazhet por është çdo gjë në rregull. Një frikë e vogël, është normale, por gjithçka është në rregull.”

Ndërkohë sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 10 km, rreth 64 km në lindje të Riminit. Tërmeti u pasua nga 2 lëkundje më të vogla me magnitudë 3,1 dhe 3,4 rreth orës 7 të mëngjesit.

Pas tërmetit, qytetarët në Itali kanë dalë në rrugë të tronditur, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë thënë se në disa ndërtesa janë shfaqur të çara. Lëkundjet thuhet se janë ndjerë në të gjithë Italinë veriore, duke përfshirë Bolonjan dhe Romagnan, si dhe Riminin dhe Romën. Mediat italinë raportojnë se deri më tani nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e tërmetit.

Ky është tërmeti i dytë që godet Italinë në një javë, pas një lëkundjeje me magnitudë 5.1 në Kalabri, në jug të Italisë më 1 nëntor.

Tërmeti i fuqishëm goditi Italinë/ Kledi Kadiu tregon si

Tërmeti i fuqishëm goditi Italinë/ Kledi Kadiu tregon si