Prej disa kohësh ata janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar dhe të dashur për publikun. Është fjala për Argjira Spancën dhe Graciano Taganin.
“Kaq i ëmbël është gjithmonë Graciano apo nuk është ashtu si duket?”, i shkruan ndjekësi.
“Secili njëri ka huqet e veta, edhe unë te Graciano kam shumë gjëra që mbase nuk më pëlqejnë ose më bëjnë me nerva, ama kryesisht e rëndësishme është që është shumë i ëmbël, shumë i dashur, shumë i respektueshëm dhe më surprizon gjithmonë. Kështu që shumë shpejt ai do të bëjë publike, diçka shumë ‘cute’ që ma ka bërë surprizë mua”, është përgjigjur Argjira.