KËNGËTARJA SERBE I VODHI KËNGËN/ Reagon Xhensila: Një serbe do ishte në fund të listës… – AlpeGossip
KËNGËTARJA SERBE I VODHI KËNGËN/ Reagon Xhensila: Një serbe do ishte në fund të listës…

KËNGËTARJA SERBE I VODHI KËNGËN/ Reagon Xhensila: Një serbe do ishte në fund të listës…

Xhensila Myrtezaj ka reaguar pasi kënga e saj “Ale Ale” është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic duke i vendosur gjithashtu po të njëjtin titull. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xhensila ka mohuar që këtë projekt t’ia ketë shitur asaj.

Këngëtarja serbe i vodhi këngën, reagon Xhensila: Një

“Kam patur komente të shumta mbi këngën “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti! Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”, shkruan Xhensila.