Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini e martuar me miliarderin rumun ka ndarë në Instagramin e saj një foto provokuese.
‘E lodhur nga punët e kuzhinës.’ ka shkruar Angela krah fotos dhe më pas ka lënë të kuptohet se ishte një shaka dhe se ajo nuk ka gatuar asnjëherë në jetën e saj.
Madje modelja ka theksuar se asnjëherë nuk do të gatuajë.
Menjëherë pas këtij postimi janë ngjallur shumë reagime. Edhe mikja e saj e afërt Bleona Qereti ka diçka për të thënë për postimin e saj provokues.
‘E adhuroj këtë foto’ shkruan Bleona të shoqëruar me të qeshura dhe puthej pafund.
Por reagimi i Angelës është paksa indiferent në krahasim me super komentin e Bleonës.