“JETA DO TË MË VAZHDONTE…”/ Xhemi Shehu tregon se sa para shpenzon për veshjet e saj! – AlpeGossip
“JETA DO TË MË VAZHDONTE…”/ Xhemi Shehu tregon se sa para shpenzon për veshjet e saj!

“JETA DO TË MË VAZHDONTE…”/ Xhemi Shehu tregon se sa para shpenzon për veshjet e saj!

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh i kishte munguar ekranit dhe mbrëmjen e djeshme bëri rikthimin e saj të bujshëm në ‘Portokalli’. Padyshim që në këtë periudhë pauze ka pasur shumë pikëpyetje për rikthimin e saj dhe tani që është sërish në programin më të ndjekur për raportin e saj me bashkëprezantuesen Fjoralba Ponari.

Ditën e sotme Xhemi ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj. Një prej tyre e i ka drejtuar një pyetje shumë të shpeshtë tashmë për Xhemin në lidhje me bashkëshortin e saj, se përse nuk flet kurrë për të. Më në fund moderatorja ka vendosur të japë një përgjigje për këtë dhe ka treguar se privatësia është dhe një zgjedhje e tij të cilën ajo do që ta respektoj.

Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë

Disa ditë më parë Fjoralba Ponari ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj një Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve e padyshim që kureshtja e ndjekësve në lidhje me raportin e saj me moderatoren Xhemi Shehu është e madhe. Kjo ndodh pasi këtë sezon të dyja bukuroshet moderojnë programin e humorit, “Portokalli”, por kjo nuk është hera e parë që ato bashkëpunojnë.