“MOS MË KRAHËSO MUA ME OLTËN”/ Tea revoltohet me Luizin: Me iu vendos “mute” ju të dyjave… – AlpeGossip
“MOS MË KRAHËSO MUA ME OLTËN”/ Tea revoltohet me Luizin: Me iu vendos “mute” ju të dyjave…

“MOS MË KRAHËSO MUA ME OLTËN”/ Tea revoltohet me Luizin: Me iu vendos “mute” ju të dyjave…

Tea Trifoni dhe Luiz Ejlli janë dukur mjaft të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”, e dukej se po krijohej një miqësi e bukur. Madje ish-konkurrentja e “Për’puthen” i qëndroi afër këngëtarit, pavarësisht se të gjithë banorët iu larguan pas deklaratave kontradiktore për sëmundjen e tij.

Por mbrëmjen e djeshme duket se ata kanë pasur një debat. Në një moment Luizi i thotë Teas se “duket si Olta kur mërzitesh”. Duket se ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak asaj.

Pjesë nga debati:

Tea: Mos më krahaso mua

Luizi: Unë jam duke thënë si dukesh ti në sytë e mi

Tea: Jo zemra ime, nuk jam unë as Olta dhe as Amos, as ti kur revoltohem. Jam Tea

Luizi: Tea, Tea tjetër

Tea: Të bërtasë Olta ashtu, nuk reagon ashtu ti

Luizi: Ajo bërtet kot

Tea: Epo pse më krahason mua

Luizi: Dukesh, paraqitja. O shqiptar, a je duke më ndjekur apo jo

Tea: Mos më krahaso, aq më tepër me atë

Luizi: Mirë moj mirë. Me ju vu ‘mute’ ju të dyjave, pak rëndësi ka çfarë thoni, mënyra se si reagoni jeni e njëjta. Prandaj po them. Nuk po them se çfarë flisni. E ti e di shumë mirë, se sa herë të kam detyruar me ngrit zërin…

Tea: E ke pasur shumë gabim

Luizi: A të kam thënë jo