“KRISU TI DHE AJO P*TANA JOTE”/ Amos reagon për herë të parë pas ofendimit ndaj Kiarës: Nëse jam keqkuptuar… – AlpeGossip
“KRISU TI DHE AJO P*TANA JOTE”/ Amos reagon për herë të parë pas ofendimit ndaj Kiarës: Nëse jam keqkuptuar…

“KRISU TI DHE AJO P*TANA JOTE”/ Amos reagon për herë të parë pas ofendimit ndaj Kiarës: Nëse jam keqkuptuar…

Amos Muji Zaharia nuk kishte biletë vajte-ardhje dhe si pasojë ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

Pasi shkoi në studio, aktori i njohur u shpreh se i erdhi keq që u largua nga disa njerëz që i kishte afër dhe u largua nga disa të tjerë që nuk i kishte.

Amos gjithashtu shtoi se ky rrugëtim ishte pak i vështirë, duke qenë se është natyrë e rezervuar. Zaharia tha se gjëja që e penalizoi ishin shakatë, që ai i cilësoi si humor i zi.

Ky i fundit sqaroi edhe një koment fyes që ka bërë ndaj Kiarës.

Pjesë nga biseda në studio:

Arbër: Publiku ka qenë i shqetësuar për atë deklaratë të Amosit. Ty të ka penalizuar, kjo gjëja që ti quan “shaka”. Kjo e Kiarës, i vuri kapakun.

Amos: Askush nuk është perfekt. Nga nervozizmi njeriu edhe mund të gabojë.

Arbër: Një nga arsyet pse ti sot je jashtë, është kjo. Fakti që dikush tjetër ofendon, nuk justifikon veprimin tënd.

Zhaklin: Ki pak më kujdes me gjërat që thua. Pa justifikuar asgjë,secili mban përgjegjësi për gjërat që thotë.

Amos: Nëse unë jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë. Çdo gjë ka qenë në kuadër të humorit.

Arbër: Më mirë të mos e shohim videon këtu.

Zhaklin: Është një fjalë që e përdorin për vajzat