“PO MË DËMTON MUA DHE LIDHJEN TONË”/ Luizi kritikon Kiarën: Unë rri si m*t aty – AlpeGossip
“PO MË DËMTON MUA DHE LIDHJEN TONË”/ Luizi kritikon Kiarën: Unë rri si m*t aty

“PO MË DËMTON MUA DHE LIDHJEN TONË”/ Luizi kritikon Kiarën: Unë rri si m*t aty

Dita e djeshme ka qenë mjaft me debate për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Gjithçka nisi nga një mision sekret që kishin vajzat. Këto të fundit nuk duhej që të flisnin me djemtë dhe në fund do kishin një avantazh.

Djemtë e kuptuan misionin e tyre dhe bënë gjithçka që t’ua prishnin. Në një moment, Luizi kapi Kiarën dhe e vendosi në një cep të lavamanit të tualetit, aty ku nuk kishte mundësi të dilte.

Këngëtarit iu bashkua edhe Armaldo Kllogjeri. Edhe pse Kiara u thoshte se nuk ndihej mirë, që të dy nuk e dëgjonin dhe nuk e linin të lirë. Vajzat e tjera u munduan që t’i largonin dy djemtë por ishte e pamundur, e si pasojë i thanë moderatores që t’a prishte misionin.

Për këtë arsye, Kiara është nervozuar shumë me Luizin dhe kanë debatuar.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Kam bërë shumë gjëra për ty dhe nuk jam nga ato që ti përmend

Luizi: Veç diçka të fundit edhe merr për mua 24 orë dhe 24 ditë, me këtë që po bën je duke dëmtuar veten, mua, lidhjen që krijuam dhe vazhdimin e qëndrimit si timin dhe tëndin në këtë shtëpi. Tani ti vazhdo ke kohën tënde, e respektoj plotësisht.

Kiara: Pse e dëmtoj ty, veten dhe lidhjen tonë?

Luizi: Se është zinxhir kjo punë. Ti më largon mua, unë largohem prej teje dhe rri si m*t atje. Se ka më shumë rëndësi kjo se çdo gjë tjetër në këtë jetë për mua.

Kiara: Ok, merri parasysh gjërat herës tjetër