“Më shihte dhe qante, femra ta këput shpirtin”, Olsi i BB preket në emision – AlpeGossip
“Më shihte dhe qante, femra ta këput shpirtin”, Olsi i BB preket në emision

“Më shihte dhe qante, femra ta këput shpirtin”, Olsi i BB preket në emision

Olsi Klosi, ish-banori i “Big Brother 9”, e ka shprehur gjithmonë që dashuria e tij më e madhe janë nipi dhe mbesa me të cilët poston shpesh foto në Instagram.

I ftuar dje në “Një kat më lart”, Olsi foli për marrëdhënien me ta dhe tregoi një moment prekës kur ai sapo ishte kthyer nga burgu dhe nipi i tij, Noeli e shihte dhe qante.

“Nipi dhe mbesa janë dy dashuritë e mia. I kam tatuazh të dy. Kur kam dalë nga burgu dhe u ktheva në shtëpi, normal kisha ndryshuar, isha me mjekër, tullac dhe nipi më shihte dhe qante. Më thoshte: O xhaxh mos ik më. Në atë moment jam prekur shumë dhe vetëm qaja. Jam shumë tip i ndjeshëm”, u shpreh Olsi.

Ndërsa për mbesën, Alesian tregon se ajo e ka prekur shumë herë dhe kujton ditën kur ajo kishte ditëlindjen dhe ai nuk kishte mundur të shkonte.

“Kur jetoja në Zvicër, mbaj mend një rast kur ajo kishte ditëlindjen, unë i thashë që do vija, por nuk munda. Ajo sot e kësaj dite e mban mend dhe thotë pse nuk erdhe. Femra ta këput shpirtin. E kam pikë të dobët”, u shpreh Olsi.