Edhe pse nuk u fejuan, Anjeza Branka nuk i shqitet biznesmenit me Lamborghini – AlpeGossip
Edhe pse nuk u fejuan, Anjeza Branka nuk i shqitet biznesmenit me Lamborghini

Edhe pse nuk u fejuan, Anjeza Branka nuk i shqitet biznesmenit me Lamborghini

U bë kohë që këngëtarja Anjeza Branka nuk ka lançuar ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale si ‘Instagram’.

Pasi publikoi foto të pushimeve me një biznesmen shqiptar që jeton jashtë vendit, Anjeza u përfol së fundmi se ishte në një lidhje të re me të.

Foto e Anjezës mbi Lamborghini me biznesmenin, është fshirë nga profili i saj, pas përgënjeshtrimit të lajmit nga këngëtarja për një fejesë të mundshme.

Mirëpo, ditën e sotme Anjeza publikoi në Instastory një foto me të njëjtin djalë. Edhe pse jo të fejuar, duket se ata kalojnë shumë kohë bashkë.

Në foto shohim se çifti ndodhet në restorant, ndërkohë që janë kthyer përballë njëri-tjetrit duke u pare në sy.

“Duke ndarë tokat”- ka shkruar me humor këngëtarja.