Upsss! Lori Hoxha kopjon Rashelin! Fansja i vë në dukje këtë detaj “fëlliqës” (FOTO) – AlpeGossip
Upsss! Lori Hoxha kopjon Rashelin! Fansja i vë në dukje këtë detaj “fëlliqës” (FOTO)

Upsss! Lori Hoxha kopjon Rashelin! Fansja i vë në dukje këtë detaj “fëlliqës” (FOTO)

Lorin zakonisht e kopjojnë, të ketë të drejtë vallë?

Ajo është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Dihet tashmë që Lori Hoxha është një fashion blogger e vërtetë dhe jo më kot është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, për stilin dhe sharmin e saj te veçantë, që shpalos në jetën e përditshme.

Mirëpo sigurisht që sa herë publikon ndonjë foto në Instagram, Lori “sulmohet” me komente nga fanset dhe diçka e tillë i ka ndodhur në foton e fundit ku një ndjekëse ka etiketuar Rashel Kolanecin dhe i ka thënë që Lori pozon si ajo.

Të themi të drejtën Rasheli ka pozuar disa herë ashtu, por nuk është as e para as e fundit që bën poza të tillë dhe dyshojmë që Lori ta ketë kopjuar.

Fansat mund të thonë ç’të duan, por si Lori edhe Rasheli duken shumë seksi në poza të tilla dhe jo vetëm.