“LUFTOVE SHUMË”/ Klaudia Pepa humb njeriun e shtrenjtë: Sa do doja të ktheja kohën pas… – AlpeGossip
“LUFTOVE SHUMË”/ Klaudia Pepa humb njeriun e shtrenjtë: Sa do doja të ktheja kohën pas…

“LUFTOVE SHUMË”/ Klaudia Pepa humb njeriun e shtrenjtë: Sa do doja të ktheja kohën pas…

Balerina e njohur, Klaudia Pepa, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë se babai i saj është ndarë nga jeta.

Përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaq disa foto më të atin e ndjerë, Klaudia ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje teksa dhe shkruan se është më fat që është rritur dhe edukuar nga ai.

“Jam vajza më me fat që jam rritur dhe edukuar nga ti”, shprehet balerina.

Ndonëse nuk është i qartë ende shkaku i vdekjes së babait të Pepës, nga postimi i saj kuptojmë që ai mund të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë, pasi Klaudja shprehet se ky ka qenë një vit mjaft luftarak.

“Luftove shumë këtë vit, edhe ne me ty”.

Postimi i plotë:

Njeriu më i mirë në botë! Më i sjellshmi, më gentili, më i urti, më i miri. Luftove shumë këtë vit…edhe ne me ty. Jam vajza më me fat që jam rritur dhe edukuar nga ti.

Këtë vit të kemi jetuar aq shumë sa doja ta ktheja kohën pas e ta kisha bërë më përpara. Të dua babi Gimi❤️.