Moderatorja e njohur Bora Zemani është përballur me një valë kritikash në rrjetet sociale, pas mungesës së reagimit të menjëhershëm lidhur me protestat e qytetarëve dhe aktivistëve kundër projektit të përfolur në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit.
Shumë përdorues dhe qytetarë kanë kërkuar publikisht që figura të njohura të shprehin qëndrimin e tyre për çështjen, ndërsa heshtja fillestare e moderatores është interpretuar nga një pjesë e ndjekësve si mungesë reagimi në një debat të ndjeshëm publik.
Brenda pak ditësh, profili i Bora Zemanit në rrjetet sociale ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke humbur mbi 16 mijë ndjekës, sipas të dhënave të raportuara në rrjet. Kjo situatë është shoqëruar me komente të shumta kritike nga përdorues të ndryshëm.
Më vonë, moderatorja ka reaguar duke theksuar se transparenca është e domosdoshme dhe se zhvillimi duhet të ecë paralelisht me ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë natyrore e historike të vendit. Megjithatë, për një pjesë të publikut, ky reagim është konsideruar i vonuar.
Debati në rrjet vijon, duke reflektuar ndjeshmërinë e lartë që çështja ka ngjallur në opinionin publik.














