SKANDAL/ Aktorja e filmave porno vendos të thyejë heshtjen, do nxjerrë materiale ku duket duke bërë seks me Trumpin? – AlpeGossip
SKANDAL/ Aktorja e filmave porno vendos të thyejë heshtjen, do nxjerrë materiale ku duket duke bërë seks me Trumpin?

SKANDAL/ Aktorja e filmave porno vendos të thyejë heshtjen, do nxjerrë materiale ku duket duke bërë seks me Trumpin?

Muajin e kaluar, avokati i Presidentit Donald Trump, Michael Cohen tha se pagoi 130.000 dollarë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, emri i të cilës është Stephanie Clifford, përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një lidhje intime mes saj dhe Trump.

Por ajo ka deklaruar se do ta kthejë pagesën prej 130,000 dollarë të marrë nga avokati i presidentit amerikan në këmbim të shpërndarjes së një të ashtuquajtur “Marrëveshje të heshtur”.

Kthimi i shumës monetare do të lejojë që Clifford të flasë publikisht për akuzat e saj për lidhjen që ajo thotë se ka pasur me Trump dhe për të publikuar “çfarëdo mesazhi tekstual, fotografie apo videoje” që ajo “mund të ketë”.

Avokati i Trumpit, Cohen, me shumë gjasë do ta hedhë poshtë ofertën e yllit pornografik – e cila përmban edhe një afat kohor. Ai së fundi ka shkuar në gjyq, për të siguruar një urdhër që do t’ia ndalonte asaj të fliste për marrëveshjen.