ME ILIRIN NË PODIN FINAL/ Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3 – AlpeGossip
ME ILIRIN NË PODIN FINAL/ Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

ME ILIRIN NË PODIN FINAL/ Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka fituar edicionin e tretë të Ferma Vip.

E bërë pjesë e këtij reality show që nga dita e parë, Moza ka arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara.

Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë euro.

“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza.

Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.