“GRADA ZH, TË VJEN TURP…”/ Ronela Hajati ‘shpërthen’ ndaj komenteve në rrjet – AlpeGossip
“GRADA ZH, TË VJEN TURP…”/ Ronela Hajati ‘shpërthen’ ndaj komenteve në rrjet

“GRADA ZH, TË VJEN TURP…”/ Ronela Hajati ‘shpërthen’ ndaj komenteve në rrjet

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar publikisht ndaj gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si shqetësuese dhe tregues të një niveli të ulët komunikimi.

Përmes një postimi në “InstaStory”, artistja u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si shumë përdorues zgjedhin të komunikojnë në internet, duke theksuar se shpesh mbetet e habitur nga fjalori që përdoret.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, shkroi Ronela.

Ajo tha se e shqetëson veçanërisht fakti që sulmet verbale dhe komentet ofenduese ndaj personazheve publikë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në platformat sociale.

Gjithashtu, këngëtarja u drejtoi një mesazh kritik atyre që shpenzojnë kohën duke sulmuar të tjerët në internet.

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull,” përfundoi artistja.

Postimi i Ronela Hajatit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe etikën e komunikimit në hapësirën virtuale.