“PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT”/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin – AlpeGossip
“PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT”/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin

“PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT”/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin

Brikena ka zgjedhur një mënyrë pikante për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që vijojnë të komentojnë marrëdhënien e saj me Mateo Borrin. Një postim i fundit në InstaStory ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke rikthyer çiftin në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar, Brikena shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë, mbi të cilën shkruhet: “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

Por mesazhi nuk mbaron me kaq. Krahas fotos, ajo ka shtuar edhe mbishkrimin “Kur do ta kuptoni?”, duke iu drejtuar personave që vazhdojnë të aludojnë për lidhjen e saj me Mateon.

Brikena dhe Mateo vijojnë të tërheqin interesin e publikut, ndërsa ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale. Këtë herë, një bluzë dhe pak fjalë kanë mjaftuar që Brikena të përcjellë mesazhin e saj për të gjithë ata që diskutojnë raportin mes tyre.

Por bluza e Brikenës nuk është pritur mirë nga të gjithë. Mes personazheve që kanë reaguar publikisht është edhe Xheneta Fetahu, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, e cila ka kundërshtuar ashpër mesazhin e përcjellë nga partnerja e Mateo Borrit.

Xheneta nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Brikenën, por fjalët e saj kanë qenë një referencë e qartë ndaj postimit që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Ajo e ka lidhur reagimin e saj edhe me ngjarjen tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar të papërshtatshme përdorimin e shprehjeve që e paraqesin një person si pronë të partnerit.

“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, shkroi Xheneta.

Ajo e vijoi reagimin duke theksuar se dashuria nuk duhet të ngatërrohet me pronësinë dhe se një lidhje nuk i jep askujt të drejtën të pretendojë se partneri i përket.

“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, u shpreh ish-banorja e BBVK-së.

Në fund, Xheneta argumentoi se shprehje të tilla mund të interpretohen si normalizim i kontrollit në një marrëdhënie, duke shtuar: “Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”.

Ndërkohë, Mateo Borri ka reaguar duke ripublikuar fotografinë e Brikenës në InstaStory, të shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një dry me çelës. Ai nuk ka komentuar drejtpërdrejt kritikat dhe as nuk i është përgjigjur publikisht Xhenetës.

“Pronë private e Mateo Borrit”, bluza e Brikenës