Tinka Kurti ironizon publikun shqiptar: “Bërtasin vetëm ‘Rroftë Robert Ndrenika’ e ne të tjerëve na lënë në hije!” – AlpeGossip
Tinka Kurti ironizon publikun shqiptar: “Bërtasin vetëm ‘Rroftë Robert Ndrenika’ e ne të tjerëve na lënë në hije!”

Tinka Kurti ironizon publikun shqiptar: “Bërtasin vetëm ‘Rroftë Robert Ndrenika’ e ne të tjerëve na lënë në hije!”

Mbrëmjen e sotme, emisioni Thumb i Aulonës dhe Fatmës ka pasur kënaqësinë të ketë pjësë të tijin dy prej figurave më të njohura të artit dhe ikonat shqiptare, Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti.

Në një bisedë për të rikujtuar kantautorin e parë shqiptar, Françesk Radi, dy aktoret e njohura kanë treguar kujtimet më të bukura me të ndjerin, ato më gazmoret dhe sigurisht, përshtypjet e tyre për artin e tij.

Fundin e intervistës, Tinka Kurti zgjodhi ta bënte me një shprehje mjaft të bukur e domethënëse.

“Ne jemi në një fushë futbolli ku është një perde. Pas saj janë regjizori, puntorët e skenës kurse para jemi ne aktorët”, – ka thënë aktorja e mirënjohur dhe e nderuar me shumë çmime. “Por, unë bëj një pas të bukur dhe golin e bën Robert Ndrenika, dhe të gjithë [publiku] bërtasin ‘Rroftë Robert Ndrenika’ e ne të tjerave na lënë në hije”

Epo, le të shërbejnë këto fjalë të Tinkës një arsye më shumë që t’u japim të gjithë artistëve, pa përjashtim, atë që me të vërtetë meritojnë. /Blitz.al/