Aktori shqiptar jep lajmin e bukur: Baba për herë të dytë, do bëhemi 3 çuna… (FOTO) – AlpeGossip
Aktori shqiptar jep lajmin e bukur: Baba për herë të dytë, do bëhemi 3 çuna… (FOTO)

Aktori shqiptar jep lajmin e bukur: Baba për herë të dytë, do bëhemi 3 çuna… (FOTO)

Aktori i “Portokallisë”, Marin Orhanasi ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet për herë të dytë baba.

Marin ka publikuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet me djalin duke puthur barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së tij.

“Jemi dy çuna, për pak bëhemi tre”, ka shkruar aktori krah fotos duke zbuluar kështu edhe gjininë e fëmijës.

Marin Orhanasi është prej disa vitesh i martuar me Dorinën e cila ndryshe nga aktori nuk ka zgjedhur rrugën e artit, por është mësuese. Ata kanë një djalë me emrin Maid dhe shumë shpejt do të bëhen me dy.