”Babai më la kur isha 5 vjeç”, aktorja shqiptare shpërthen në lot live në ”Piter Pan” – AlpeGossip
”Babai më la kur isha 5 vjeç”, aktorja shqiptare shpërthen në lot live në ”Piter Pan”

”Babai më la kur isha 5 vjeç”, aktorja shqiptare shpërthen në lot live në ”Piter Pan”

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku, Marjana Kondi.

Si rrallëherë aktorja u emocionua shumë kur fëmijët e pyetën për prindërit e saj. Marjana tregoi se babai e ka lënë kur ishte 5 vjeç dhe u ritakua me të shumë vite më pas.

“Unë kam qenë 5 vjeç kur babi nuk ishte më me mua, se babi im ka qenë pilot. Jeta shkoi dhe kur unë isha 49 – 50 vjeç, çuditërisht portreti i tij ishte siç e kisha lënë unë kur isha 5 vjeç”, u shpreh Mariana kur e pyetën për të atin.

Por kur erdhi pyetja e radhës për mamanë e saj e cila nuk jeton më, aktorja nuk i mbajti dot më lotët.

“Unë u bë kohë që nuk e kam mamin”, – tha Marjana nën lotë.

“3 gjëra të bukura ka bërë natyra dhe nëna është një prej tyre. Duajini nënat sepse ata janë të pazëvendësueshme”

Kondi u shpreh se gjatë jetës së saj ka kaluar shumë drama dhe humbja e nënës është një nga këto drama.