Pas ndarjes nga “On Records”, Mozzik i rikthehet muzikës shqip! I kërkon falje Loredanës për tradhëtinë! – AlpeGossip
Pas ndarjes nga “On Records”, Mozzik i rikthehet muzikës shqip! I kërkon falje Loredanës për tradhëtinë!

Pas ndarjes nga “On Records”, Mozzik i rikthehet muzikës shqip! I kërkon falje Loredanës për tradhëtinë!

Konflikti që Mozzik dhe Getinjo patën me “On Records” bëri që për një periudhë ata të mos këndonin në koncerte këngët që mbanin autorësinë e labelit. Bashkëpunimi i Mozzik, “Ti Amo” me reperin gjerman, i publikuar pak javë më parë u konsiderua një sukses edhe pse nuk u këndua në shqip.

Por pak minuta më parë reperi ka publikuar “Madam” një këngë në shqip, një projekt në të cilin ai shfaqet bashkë me të dashurën e tij, Loredanën. Kënga flet për tradhëtinë dhe për pendesën që djali ndjen pasinuk i ka qëndruar besnik të dashurës së tij.
Gjatë gjithë klipit shfaqen momente të këndshme të dy të dashuruarve, të reperit dhe partneres së tij që janë çift në realitet dhe klip. Kjo nuk është hera e parë që Loredana është pjesëmarrëse në klipet e Mozzik-ut pasi atë e kemi parë edhe tek ‘Kuks’ e ‘Ti amo’. Ndiqni në vijim klipin