Vetëm për “sherr” e kanë mendjen! Ja VIP-at shqiptarë që kapen me fansat në rrjete sociale (FOTO) – AlpeGossip
Vetëm për “sherr” e kanë mendjen! Ja VIP-at shqiptarë që kapen me fansat në rrjete sociale (FOTO)

Vetëm për “sherr” e kanë mendjen! Ja VIP-at shqiptarë që kapen me fansat në rrjete sociale (FOTO)

Fuqia e rrjeteve sociale kalon shumë mediume të tjera të përcjelljes së lajmeve apo kanaleve të komunikimit me personazhe të ndryshëm. Të jesh një personazh publik dhe të disponosh një hapësirë tënden në Facebook apo Instagram të lehtëson shumë mënyrën e komunikimit me disa mijëra njerëz të cilët të ndjekin. Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është pak e hidhur. Shpesh, rrjetet sociale të shndërrojnë në një tabelë qitjeje ku do të duhet të durosh lloj-lloj komentesh dhe mendimesh të cilat, jo rrallë herë, janë ofenduese.

Në vendin tonë ka nga ata personazhe të cilët nuk e vrasin mendjen për këto komente dhe nuk ndikohen aspak nga ato. Ka personazhe të cilët kthejnë përgjigje ashtu siç ka edhe të tjerë të cilët i fshijnë të gjitha komentet negative.

Sot duam t’ju njohim me pesë personazhe të rëndësishëm në vend të cilët kanë qejf t’ju kthejnë përgjigje komenteve të ndjekësve.

Enca

Duke marrë shkas nga ndodhia e fundit, mund të themi se Enca i kushton goxha vëmendje komenteve që bëhen në postimet e saj në Instagram. Rasti i fundit ishte ai i një fotoje në plazh të Encës e cila mori shumë komente. Një nga ndjekësit komentoi – “Boll u lave banu gati nesër të pres te…” Ndërsa Enca me shumë mençuri dhe pak nota ironie përgjigjet – “Më prit veç po tjesh ky n’foto.”

Luana Vjollca

Luana Vjollca gjithashtu është një personazh të cilit i pëlqen të lexojë çdo koment që bëhet në fotot e saj. Forma e përgjigjeve të Luanës është e ftohtë duke mos dashur të nxisë debate. Një formë e mençur kjo e Luanës që edhe sqaron edhe qetëson.

Ermal Mamaqi


Sigurisht që komentet e Ermalit nuk mund të ishin ndryshe nga ato që ai di të bëjë më mirë. Përgjigje gazmore të cilat përmbajnë edhe ndonjë ‘thumb’ herë pas here. Ermali nuk para kthen përgjigje për komentuesit por mbahet shumë për të komentuar VIP-at e tjerë.

Olti Curri

Olti Curri është një tjetër personazh që protagonizmin në rrjetet sociale e ka kthyer në punë. Kjo bën që Oltin ta gjesh në linjë shumicën e kohës duke komentuar dhe analizuar situata të ndryshme. E njëjta gjë ndodh edhe me komentet e ndjkësve të tij. Olti, shpesh u kthen përgjigje duke mbajtur një raport të afërt me ata që e ndjekin.

Lori Hoxha


Lori Hoxha është tashmë një fenomen në Instagram me fotot që nxjerr. Kur Lori Hoxhën e kritikojnë për jetën e luksit apo ‘teprimet’ siç i quajnë ndjekësit, Lori, me shumë qetësi u kthen përgjigje komentuesëve të saj të cilët të njëjtën gjë shkruajnë gjithmonë. Megjithatë Lori e ka gjetur formën për të fituar zemrat e publikut prandaj është edhe një ndër personat më të ndjekur në Instagram.