Nëse jeni nga ky qytet i Shqipërisë, keni shansin e madh të punoni me Samir Manen – AlpeGossip
Nëse jeni nga ky qytet i Shqipërisë, keni shansin e madh të punoni me Samir Manen

Nëse jeni nga ky qytet i Shqipërisë, keni shansin e madh të punoni me Samir Manen

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është Samir Mane, presidenti i një prej grupeve private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Mane renditet ndër personat më të pasur të Europës dhe është shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri.

Gjatë intervistës, biznesmeni tregoi se nuk pranon fare t’i ndërhyjnë për të marrë në punë njerëz sepse çdokush merret në punë në bazë të meritokracisë, por i vetmja që i ndërhyn është mamaja e tij e cila është drejtoreshë e burimeve njerëzore në Balfin group.

”Unë nuk pranoj të më ndërhyrjnë për të marrë në punë njerëz sepse kemi struktura, sisteme, meritokraci. I vetmi njeri që më ndërhyn është mamaja ime. Po të jetë nga Korça është më i miri. Sa herë shkoj rri për dreka, për darka me të më thotë të marr në punë filanin. I them që nuk ndërhyj për këto gjëra, i them kemi struktura, sisteme. ‘Po, po shumë mirë i ke ato ti, po merre filanin se është djalë i mirë’, thotë. Dhe kur nuk i ecën me mua, shkon tek vëllai Juli”, tregoi Mane.