E martuar me një princ, Elia zgjodhi të puthi burrin më të shëmtuar në botë (FOTO) – AlpeGossip
E martuar me një princ, Elia zgjodhi të puthi burrin më të shëmtuar në botë (FOTO)

E martuar me një princ, Elia zgjodhi të puthi burrin më të shëmtuar në botë (FOTO)

Elia nuk është pjesë e shfaqjes teatrale “Frankenshtain”, por e ka bërë një xhiro në dhomat e zhveshjes dhe të grimit për të takuar kolegët e saj aktorë dhe të ëmën, meqë ka shkuar për ta parë. Takoi krijesën e çuditshme të Dr. Frankenshtain që edhe pamjen e ka të një monstre. Elia ia dha një të puthur mikut të saj. Se pas atij grimi të frikshëm, por shumë të arrirë, fshihet aktori Bes Bitraku.

“Një përqam nga krijesa e doktor Frankestein. Këtu ai po buzëqesh… eja në teatër. Mos e humbisni këtë vepër, do më kujtoni”, shkruan ajo. Të shikoni shfaqjen dhe pse jo të bëni një foto me krijesën e frikshme.

Kjo kryevepër botërore vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori llir Bokshi. Disa nga emrat e njohur që interpretojnë janë: Helidon Fino, Besmir Bitraku, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Yllka Mujo dhe Niada Saliasi. Është hera e parë që një shfaqje triller vihet në skenën e teatrit tonë.