U ZHDUK PASI IU NDA NËNA NGA JETA/ Burri bashkohet me familjen pas 10 vitesh – AlpeGossip
U ZHDUK PASI IU NDA NËNA NGA JETA/ Burri bashkohet me familjen pas 10 vitesh

U ZHDUK PASI IU NDA NËNA NGA JETA/ Burri bashkohet me familjen pas 10 vitesh

Një burrë, i cili kishte 10 vite që rezultonte i humbur, është bashkuar me familjen falë një organizate bamirësie.

Timothy, për të cilin thuhet se ka probleme të shëndetit mendor, ishte larguar nga shtëpia pasi nëna e tij ishte ndarë nga jeta.

Që prej asaj dite, mbesa e tij Laveta Carney nuk kishte lënë vend pa e kërkuar, por nuk e kishte gjetur kurrë.

Vetëm pas 10 vitesh ajo mori një mesazh nga organizata “Miracle Messages” që e njoftonte se i afërmi i saj ishte gjendur.

Laveta-s nuk i besohej që pas kaq shumë vitesh xhaxhai i saj ishte gjendur dhe se ishte gjallë.

Pas takimit, ajo shpjegoi se Timothy, edhe pse i sëmurë, mbante mend disa gjëra nga e kaluara e tij dhe në këtë mënyrë i kishte krijuar mundësi organizatës që ta bashkonin me familjen.

Përmes organizatës, ai u kishte kërkuar familjarëve të tij që të kthehej në shtëpi.