“Ishte koha e luftës”/ Këngëtarja shqiptare tregon si i ktheu vajzës së vogël dëshirën për të jetuar – AlpeGossip
“Ishte koha e luftës”/ Këngëtarja shqiptare tregon si i ktheu vajzës së vogël dëshirën për të jetuar

“Ishte koha e luftës”/ Këngëtarja shqiptare tregon si i ktheu vajzës së vogël dëshirën për të jetuar

Mihrije Braha ndau me publikun një histori që nuk e kishte treguar asnjëherë më parë. Përmes një videomesazhi tek Rudina, motra e Mihrijes, Lora, zbuloi anën e ndjeshme të  Mihrijes për të ndihmuar dhe kur u kthyen në studio, këngëtarja tregoi vetëm një histori.

“Ishte koha e luftës kur bombardimet sapo kishin nisur, djemtë kishin dalë në mal, më telefonuan nga Dukagjini dhe më thanë se një vajzë 7 a 8 vjeçe kishte bojkotuar ushqimin. Ajo s`kishte më dëshirë të bënte asgjë. I ati kishte dalë në mal. Unë shkova, e takova, folëm dhe iu rikthye dëshira për të vazhduar. Fjalia e parë që i tha të atit në momentin kur i shqetësuar e telefonoi ishte: Babi, unë tani e kam shoqe Mihrije Brahën. S`kishte gjë më të bukur. Ajo sot duhet të jetë 26 vjeçe”, tha Mihrija.