Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë botërore Tim Bergling, i njohur me emrin e artit Avicii.
Suedezi u gjet i vdekur në Muscat, Oman dhe shkak thuhet të kenë qenë problemet e tij shëndetësore, duke përfshirë probleme me pankreasin dhe në vitin 2014 kishte hequr fshikëzën e tëmthit dhe apandesitin.
Ky lajm ka tronditur të gjithë fansat e muzikës dhe menjëherë kanë ardhur reagimet në rrjetet sociale. Përveç artistëve të mirënjohur botërorë si Calvin Harris, Martin Garrix edhe vip-at shqiptarë kanë shprehur hidhërimin e tyre për ndarjen nga jeta të Aviciit. Ndër ta ishin, Oriola Marashi, Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Young Zerka, Stanaj e shumë të tjerë./AlpeNews.al/