‘Vdis tradhtare’, Stresi i bën video teksa ajo dergjet e shtrirë në tokë – AlpeGossip
‘Vdis tradhtare’, Stresi i bën video teksa ajo dergjet e shtrirë në tokë

‘Vdis tradhtare’, Stresi i bën video teksa ajo dergjet e shtrirë në tokë

Është “bad boy”, por kjo nuk e pengon Stresin që darkave të ulet e të shohë telenovelën tuaj të preferuar “Sulltanesha Kosem”. Dhe jo vetëm që e ndjek këtë telenovelë, por edhe e komenton herë pas here me fotot e videot që poston në Instagram.

Mbrëmjen e djeshme reperi ka postuar sërish një video nga telenovela ku shihet pjesa kur sulltanesha Fahrije vdes.

“Vdis tradhtare”, shkruan Stresi teksa në video shfaqet sulltaneshë Fahrije e dergjur në tokë.

Kujtojmë që ky serial e ka bërë shumë për vete Stresin sa disa ditë më parë postoi edhe një video ku nëpërmjet emoji-ve tregonte se ishte prekur shumë për futjen e Kosemit në burg.