Është bërë e ditur tashmë që Stresi është një ndjekës i rregullt i telenovelës “Sulltanesha Kosem”, saqë çdo darkë e shohim të postojë foto e video duke ndjekur këtë telenovelë.
I ftuar sot në emisionin “Rudina”, moderatorja e pyeti lidhur me këtë pjesë dhe reperi nuk ngurroi të tregonte se i pëlqente shumë kjo telenovelë, por kishte edhe një arsye pse e ndiqte.
“Më pëlqejnë shumë të tilla seriale, kanë emocion. Tek këto seriale kam mësuar shumë në lidhje me nuset dhe vjehrrat. Jam shumë i përgatitur, shoh shumë lloj serialesh dhe përgatitem për martesën time”, u shpreh Stresi.
Dhe prej kësaj Rudina Magjistari nisi të pyeste reperin për Kejsin, vajzën me të cilën ai është i lidhur prej vitesh dhe me të cilën siç deklaroi vetë ai, do të martohet vitin tjetër.













![STRESI NË BURG/ Por ai dhe Kejsi do të bëhen prindër? Bukuroshja zbulon planet e qarta: Do të bëjmë…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/0ea7cf3b79c255880cc0e27c04b85c0d_L-400x224.jpg)