Dita më e keqe në ekran, askush nuk e vuri re çfarë i ndodhi Eva Muratit në emision (FOTO) – AlpeGossip
Dita më e keqe në ekran, askush nuk e vuri re çfarë i ndodhi Eva Muratit në emision (FOTO)

Dita më e keqe në ekran, askush nuk e vuri re çfarë i ndodhi Eva Muratit në emision (FOTO)

Ditën e djeshme u luajt edhe ndeshja më e shumë pritur e gjysmë finales së ‘Champions League’ midis Real Madritit dhe Bayern Munich. Sigurisht kjo ndeshje u transmetua edhe në emisionin ‘Uefa Champios League show’ i cili prezantohet nga moderatorja Eva Murati.

Por duke qenë se të gjithë ishin të përqendruar tek ngjarja e rëndësishme, askush nuk e paska vënë re gjendjen fizike të moderatores së njohur.

Këtë gjë e ka treguar vetë Eva në një postim në Instagram ku ka rrëfyer për ndjekësit se dita e djeshme ishte një nga më të vështirat në karrierën e saj televizive.

“Dje si e dëmtuar në stol së bashku me Roben dhe Broateng isha edhe unë nga gripi! Fizikisht dita më e vështirë që kam patur në ekran! Iku dhe një tjetër javë Champions, gjithnjë e më afër finales!”, ka shkruar Eva në përshkrim të fotos së saj.