Alban Ramosaj “arratiset” për në Barcelonë, mësoni kush po e shoqëron (FOTO) – AlpeGossip
Alban Ramosaj “arratiset” për në Barcelonë, mësoni kush po e shoqëron (FOTO)

Alban Ramosaj “arratiset” për në Barcelonë, mësoni kush po e shoqëron (FOTO)

Krahas muzikës, Alban Ramosaj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e jashtme dhe jo rrallë herë e bën këtë. Nëse shikojmë Instagram-in e tij, na duket pak a shumë si një profil i ndonjë modeli të suksesshëm e jo më kot vajzat “çmenden” pas tij.

Edhe pse jemi në ditë të ftohta, për Alban Ramosajn kanë filluar pushimet. Këngëtari i njohur ka udhëtuar drejt Barcelonës por në fotot e tij na ka bërë të besojmë se është vetëm. Mirëpo teksa i hedhim një sy imazhe të postuara në Instagram, duket “dora” e fotografit Endrit Mërtiri pasi edhe ky i fundit ka ndarë gjithashtu me ndjekësit e tij foto nga Barcelona.

Në një prej tyre ka shkruajtur “shooting” që na lë të kuptojmë se do të realizojë ndonjë fotosesion me mikun e tij Alban Ramosajn.