Është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, ndër më të paguarat, ka miliona adhurues, e shumë komentuar në showbiz, gjithnjë në super formë dhe një femër që nuk njeh moshë. Me të gjitha këto cilësi kush nuk do donte të ishte në vendin e Eli Farës?
Por për këngëtaren nuk ndodh kështu. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ajo deklaroi se është mërzitur së qenuri Eli Fara.
“Së qenuri e bukur nuk i mërzitet vetja njeriut, jo vetëm mua po askujt. Mua më mërzitet ndonjëherë vetja së qenuri Eli Fara”, tha këngëtarja.