E dini ju? Vetëm ato që na zgjidhin hallet, i quajmë “zonja mbi zonja” të tjerat… (FOTO) – AlpeGossip
E dini ju? Vetëm ato që na zgjidhin hallet, i quajmë “zonja mbi zonja” të tjerat… (FOTO)

E dini ju? Vetëm ato që na zgjidhin hallet, i quajmë “zonja mbi zonja” të tjerat… (FOTO)

Ajo kohë kishte zonjë Ollgën. Vetëm asaj i thërrisnim Zonja nga qyteti. Kurse në ditët e sotme njohim disa të tilla. Edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta quanim Eni Çobanin, Eni. Të ftuarit, ndjekësit në Instagram, po edhe vetë Ardit Gjebrea i drejtohen me “zonjë”.

(Zonja nga Qyteti. Foto nga Wikimedia)

(Zonja Eni Çobani. Foto nga Instagrami)
Po mirë Zonja Eni se përpiqet të zgjidhë hallet e popullit, po Zonja Meri? Ajo vetëm horoskopin thotë. Po punë halli është dhe ai. Se çoç bëhet ndonjë parashikim. Madje edhe emrin e vërtet s`e ka Meri, po histori tjetër kjo. Mbiemrin as nuk ia dimë. Përveç Eni Çobanit në fakt, këtyre zonjave të tjera nuk ua dimë mbiemrat. Për ne janë thjesht Zonja Filane.

(Zonja Meri, foto nga Tv Klan)
E meqë ra fjala te hallet e zgjidhja e tyre, zonjë është edhe Zonja Suzi. Askush nuk ia ka parë fytyrën. Po ajo është e njohur dhe zonjë mbi zonjat. Është seksologe në një gazetë dhe nuk i kursen përgjigjet për çdo problem seksi.

Dhe zonja e fundit jo më pak e rëndësishme është Zonja Tefta. Po të mos kemi atë në televizor që na tregon receta, ç`do gatuajmë për drekë?

(Zonja Tefta, foto nga A1 Report)
Sa e sa gra ka njohur kjo Shqipëri e sa njeh akoma? Margarita Xhepës s`ia vëmë zonjën para emrit. As Roza Anagnostit, shkodranes simpatike. As Tinkës, e as të ndjerës Violeta Manushi (veçse te Zonja nga Qyteti). Ato thjesht na kanë dhënë role gjigante, batuta që ua dimë përmendësh. Po sido që të jetë hallet nuk na i kanë zgjidhur.