Eno Popi preket teksa kujton nënën e ndjerë: Kuptova sa jo prezent kam qenë! (VIDEO) – AlpeGossip
Eno Popi preket teksa kujton nënën e ndjerë: Kuptova sa jo prezent kam qenë! (VIDEO)

Eno Popi preket teksa kujton nënën e ndjerë: Kuptova sa jo prezent kam qenë! (VIDEO)

Moderatori i njohur, Eno Popi ishte i ftuar në emisionin “You&Me”, në Energy Radio ku zbuloi shumë të pathëna rreth jetës së tij. Gjatë rubrikës “Për një milion”, Eno u pyet nga moderatorja e emisionit, Julka, se çfarë do të ishte i gatshëm të bënte për një milion.

Pa hezituar fare, Eno tha se do të bënte një kalendar nudo, madje do të linte prezantimin dhe do të zhdukej nga faqja e dheut, ndërsa partneren u shpreh se nuk do ta linte për vlerën në fjalë.

Duke e parë gatishmërinë e Enos për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Julka e ngacmoi më tej duke e pyetur: “A do të pranoje të mos shihje më askënd nga familja jote për një milion euro? Të mos komunikoje më kurrë me ta?”

“Natyrisht që jo. Kur ime më u largua kuptova sa jo prezent kam qenë në shtëpi. Jo një milion, por edhe për dy, tre s’do të pranoja. Janë ca momente që vijnë si film dhe kupton sa jo prezent ke qenë në jetë…

Ti mund të kesh paguar shpenzimet spitalore mund të kesh paguar trajtimet e shtrenjta, por disa gjëra nuk i gjen dot si për shembull koha e munguar, koha cilësore kur s’ke qenë në shtëpi, disa ditëlindje që s’ia ke uruar.”, u shpreh Enoja i prekur.

Kujtojmë që nëna e Enos u nda nga jeta më 19 qershor të vitit të kaluar pas një beteje disavjeçare me një sëmundje të rëndë.