Aurela Gaçe sapo dëshmoi se është kolegia që të gjithë do të donin të kishin! (FOTO) – AlpeGossip
Aurela Gaçe sapo dëshmoi se është kolegia që të gjithë do të donin të kishin! (FOTO)

Aurela Gaçe sapo dëshmoi se është kolegia që të gjithë do të donin të kishin! (FOTO)

Shpesh konkurenca mes kolegëve ka qënë “mollë sherri” në marrëdhëniet mes tyre, por duket se kjo nuk vlen aspak për këngëtaren tepër të suksesshme shqiptare Aurela Gaçe.

Pas koncertit të organizuar mbrëmë në Sheshin “Skëndërbej” në Tiranë ku morën pjesë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare për momentin i ftuar ishte edhe këngëtari tashmë i njohur i skenës Ylli Limani.

Ai është një prej talenteve më të reja të muzikës shqiptare dhe ka fituar me qindra fansa me këngët e tij si “Shiu”, “Najher” apo “Dritat” me të cilat Ylli ka marrë miliona klikime në You tube.

Ndonëse ai është mjaft i ri për tregun, këngëtari duket se ka fituar edhe zemrat e disa artistëve të tjerë në vendin tonë ku njëra prej tyre është pikërisht këngëtarja Aurela Gaçe.

Këngëtarja ka ripostuar videon e Yllit në Instagramin e saj duke mbështetur dhe komplimentuar këngëtarin për talentin që ka.

“Ooo sa bukur sa bukur more @ylllimani. Dëgjojeniiiii “DRITAT ” live në Shesh .

Kënga s’ka pak që ka dalë, por ky talent i ri ja ka dalë me mënyrën e vet origjinale .
Shpresoj që suksesi yt t’i japë forcë një të riu tjetër, që të mos dorëzohet e të shfaqë veten e vet në muzikë, se herët a vonë, do ta duan pikërisht për atë që është” – kështu është shprehur këngëtarja për artistin e ri.

Aurela Gaçe tashmë njihet për mbështetjen ndaj kolegëve të saj dhe gjithmonë i vlerëson arritjet e tyre, të njëjtën gjë bëri edhe me këngëtaren Ronela Hajati vetëm para pak ditëve.