Thanë se burri i saj kishte fëmijë jashtë martese, ish-banorja e BB tregon të vërtetën: Ju jeni… – AlpeGossip
Thanë se burri i saj kishte fëmijë jashtë martese, ish-banorja e BB tregon të vërtetën: Ju jeni…

Thanë se burri i saj kishte fëmijë jashtë martese, ish-banorja e BB tregon të vërtetën: Ju jeni…

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga pjesëmarrja e saj në reality shown e njohur ‘Big Brother’ ajo është bërë një personazh i njohur për mediat shqiptare. Bëhet fjalë për Jona Kalemaj e cila ka qenë një nga finalistet e edicioni të 5-të të lojës së famshme, që me historinë e saj të trishtë ku kishte humbur të fejuarin në një aksident, preku gjithë publikun shqiptar.

Jona tashmë është e martuar dhe nënë e dy vajzave dhe më parë ka treguar se me bashkëshortin e saj është njohur fal lojës së ‘Big Brother’ duke qenë se ai ishte një ndër fansat e saj më të zjarrtë.

Së fundmi ish konkurrentja ka qenë e pranishme në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e saj private dhe vajzat e saj të vogla.

Ndër të tjera ajo është pyetur nga gazetarja se nëse është i vërtetë lajmi që bashkëshorti i saj ka pasur një fëmijë përpara se të martohej me Jonën dhe përgjigja e saj ka qenë e prerë.

“Sa për fëmijën që mori dhënë lajmi, s’është absolutisht e vërtetë. Më besoni që do e thosha pa pikën e turpit, sepse fëmija s’është kurrë turp, nëse do e kishte një të tillë. Nuk e kuptoj deri ku arrijnë të shpifin portalet dhe gojët e liga e dashakeqe. Unë, në fakt, u bëra xhind, por im shoq as nuk e prishi terezinë fare. Madje qeshte dhe thoshte “qesh zemër se s’kemi pse mërzitemi për diçka që s’është e vërtetë. Le të flasin sa të duan”. Reagimi im, në fakt, ndaj këtyre shpifjeve nuk mund të them se ka qenë i qetë, pasi sado mos të jetë i vërtetë lajmi, arrin që të ndikojë te çdokush një gënjeshtër e të tilla përmasave.”, është shprehur ish banorja duke i dhënë një herë e mirë fund spekulimeve.

Burimi:Gazeta Shqiptare.