Rudi Hizmo: I thashë Mateos të ikte nga In Tv. Bëri zgjedhjen e gabuar sepse… – AlpeGossip
Rudi Hizmo: I thashë Mateos të ikte nga In Tv. Bëri zgjedhjen e gabuar sepse…

Rudi Hizmo: I thashë Mateos të ikte nga In Tv. Bëri zgjedhjen e gabuar sepse…

Prej 7 javësh Rudi Hizmo bashkë me Almeda Abazin prezantojnë spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars” në Vizion Plus. Moderatori la In Tv dhe emisionin “3jat” për të nisur një projekt si “Dancing” në një tjetër television.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama” Rudi ka zbuluar se ai i ka propozuar edhe Mateos që të ikte por zgjedhja e tij ka qenë që të vijonte punën në In Tv. Ishim mësuar ti shihnim gjithnjë bashkë si një dyshe e pandarë por si i kanë ata marrëdhëniet sot?

“Sepse unë ika nga “In” dhe ai donte të qëndronte. Unë jam nga bregu, ai është nga fusha… E dua fort si njeri. Po ashtu si në jetë, mendoj që njeriu duhet të udhëtojë ashtu edhe në profesion, duhet të eksperimentojë nëse vërtet do të rritet. Kur ika e ftova të vinte, por zgjodhi të qëndronte dhe e respektoj maksimalisht zgjedhjen e tij të gabuar. (qesh)”,- është shprehur Rudi.

Aktualisht Mateo ka një emision në In Tv të quajtur “Kolaudim” .