MBRËMJE POETIKE/ Kryeministrin Rama siç kurrë nuk e kishit imagjinuar, PREZANTIMI NDRYSHE…(FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
MBRËMJE POETIKE/ Kryeministrin Rama siç kurrë nuk e kishit imagjinuar, PREZANTIMI NDRYSHE…(FOTO/VIDEO)

MBRËMJE POETIKE/ Kryeministrin Rama siç kurrë nuk e kishit imagjinuar, PREZANTIMI NDRYSHE…(FOTO/VIDEO)

Një mbremje poetike, enkas për aktorin Timo Floko në prezantimin e librit të tij ‘Kërcim në bosh’ ka bërë bashkë emra të njohur të artit, e politikës.
Në këtë mbrëmje të rëndësishme kryeministri Rama ka bërë një prezantim ndryshe të vetes për një rreth të ngushtë njerëzish.

Edi Rama rrëfen episodin e njohjes së fëmijërisë me Timo Fllokon dhe surprizon duke recituar poezinë “Xhelozi e detit”, për Revista Class në videon me poshtë.

Xhelozia e detit
Det, sa duheshim dikur…
Kurrë s’e kuptova atëherë,
pse më ngrije kurth,
kur zhytesha thellë teje,
me dallgë përpirëse në furtunë,
frymën ma merrje,
pastaj, bregut më përkëdhelje,
me ledha valësh më dehje…
(S’munde dot, për hir të së vërtetës,
Të ma merrje jetën, se t’i dija hiletë…)

Në vite nga ajo kohë, u ftohëm,
si dy dashnorë të largët mbetëm,
kufij vendosëm mes njëri-tjetrit.
Dhe u ndamë heshtur.

Mbrëmë, për inate të vjetra,
meskine,
fundose një kujtim,
në bregun e syve,
gjithë fotot e kaltërsive,
i përpive,
inatçor me dallgë zemërimi,
ndaj qiellit plot yje…
dhe u bë terr.
Ti s’e ndien fajin, hakmarrjen primitive…
Por unë kam një vend të shenjtë në zemër,
ku i ruaj kujtimet…!

Sa të bjerë stuhia,
do të vish në vete…
Ti m’i mbylle përngaherë portat
e të fshehtave…
(Kurrë nuk e mendoja, se ajo urrejtje e jotja, ataviste,
dashurinë do ta vriste.)

Si i harrove netët,
kur sytë i mbyllja
si i verbër,
shpërfillja yjet feksës, mahnitës mbi vete,
gjithësinë,
teksa shihja poshtë, i harruar thellësitë,
ty ta falja, det, jo qiellit,
dashurinë.