Personazhi që THEU KODIN ETIK të veshjes në emisionin e Alketa Vejsiut (FOTO) – AlpeGossip
Personazhi që THEU KODIN ETIK të veshjes në emisionin e Alketa Vejsiut (FOTO)

Personazhi që THEU KODIN ETIK të veshjes në emisionin e Alketa Vejsiut (FOTO)

Prej disa javësh, çdo të hënë në ekranin e “Tv Klan” transmetohet emisioni “Në Kurthin e Piter Pan”, ku personazhe kryesorë janë fëmijët. Në çdo puntatë të tij, ka qenë i pranishëm një detaj që ndoshta jo të gjithë e kanë vën re, ngjyra e bardhë në veshjen e të ftuarve si dhe tek vetë prezantuesja Alketa Vejsiu.

Madje edhe personazhet të cilët nuk kanë qenë totalisht të veshur me të bardha, kanë pasur një detaj në këtë ngjyrë. E para që nuk e ka tradhëtuar këtë kod të veshjes është Alketa, e cila në shumicën e netëve të transmetimit të spektaklit, ka qenë e veshur kokë e këmbë me të bardha.

Albërie Hadërgjonaj gjithashtu i ka qëndruar besnike të bardhës, Blendi Fevziu kishte zgjedhur këmishën dhe pantallonat në këtë ngjyrë, madje edhe e ftuara e mbrëmshme, këngëtarja Rozana Radi kishte veshur një fund të bardhë.

Por njëri nga personazhet e ftuar duket se nuk ka bërë kompromis për këtë detaj. Biznesmeni Zamir Mane është shfaqur në skenë i veshur tërësisht më të zeza, duke thyer kodin që ndoshta regjisorja Vera Grabocka ka dashur të respektojë.

Madje ajo edhe vetë në fotot që publikon nga momentet e provave, vesh shpesh xhaketa të bardha.

Arsyeja përse është zgjedhur të dominojë kjo ngjyrë mund të jetë përdorur si një ogur i mirë për suksesin e programit./revistawho