Bujar Qamili zbulon detajet e bashkëpunimit me Luana Vjollcën: Kam vetëm një hall, videoklipin… – AlpeGossip
Bujar Qamili zbulon detajet e bashkëpunimit me Luana Vjollcën: Kam vetëm një hall, videoklipin…

Bujar Qamili zbulon detajet e bashkëpunimit me Luana Vjollcën: Kam vetëm një hall, videoklipin…

Disa ditë më parë në media është shkruar se Luana Vjollca dhe Bujar Qamili janë duke planifikuar të bëjnë një bashkëpunim mes tyre. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” këngëtari shkodran ka zbuluar se ky është një lajm i vërtetë e ka treguar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

“Është e vërtetë kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana. Kam zgjedhur 3 këngë më të bukura të miat.”,- ka rrëfyer Bujari.

Por megjithatë pavarësisht entuziazmit ka diçka që e shqetëson.

“Halli im dhe ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur kurse unë i shkreti me kollare.

S’bëhet fjalë që do shkojë shumë mirë. Kush nguron para Luanës? “,-është shprehur me humor këngëtari.