NGA ARRESTIMET E DERI TEK PËRFSHIRJA ME BOTËN E KRIMIT/ Këto janë 6 ngjarjet më të bujshme të VIP-ave për 2019! – AlpeGossip
NGA ARRESTIMET E DERI TEK PËRFSHIRJA ME BOTËN E KRIMIT/ Këto janë 6 ngjarjet më të bujshme të VIP-ave për 2019!

NGA ARRESTIMET E DERI TEK PËRFSHIRJA ME BOTËN E KRIMIT/ Këto janë 6 ngjarjet më të bujshme të VIP-ave për 2019!

Viti 2019 përveç se si viti i ndarjeve të papritshme, deklaratave dhe konfirmimeve të lidhjeve të reja dashurore, martesave madhëshore dhe bebave bukurosh të ardhur në jetë ishte gjithashtu dhe viti i ngjarjeve të bujshme që tërhoqën vëmendjen e të gjithë publikut për ditë me rradhë.

Duke nisur nga koncertet e bujshme, arrestimet mbi akuzën e mashtrimit e deri tek skandalet e VIP-ave të përfshirë me emra të njohur të krimit shqiptar, AlpeGossip.al  ju sjell në kujtesë disa nga ngjarjet më të përfolura e të bujshme të vitit 2019!

Arrestimi i Loredana Zefit

Në maj të 2019, policia e Lucernit vuri në pranga në apartamentin e saj, reperen e njohur Loredana nën akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes së një shume prej 900.000 frangash nga një çift Zvicerian. Këta të fundit e akuzuan reperen se ajo u hoq si avokate dhe sëbashku me të vëllain dhe në këtë mënyrë arritën ti shkaktonin çiftit dëmin e madh financiar. Pas skandalit të arrestimit, Loredana u paraqit në një konferencë në të cilën u shpreh se asnjë nga akuzat nuk ishin të vërteta dhe se paratë nga ana e Zvicerianëve ishin dhënë me vullnet të lirë.

Përfshirja e Trejsi Sejdinit me Leonard Dukën

Ish Miss Shqipërisë iu zbulua marrëdhënia që kishte me Leonardin, vetëm disa ditë pas vrasjes së Santiago Malkos ku si i përfshirë dyshohet të jetë i dashuri i bukuroshes. Ky i fundit i kishte dhuruar Trejsit për ditëlindje makinën luksoze Benz GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove, dhe më pas iu sekestrua pasi mjeti ishte në emër të tij.

Koncerti i Capital T ”Time Capsule”

Në shtator të 2019, Capital T organizoi ”Time Capsule” koncertin më të madh ndonjëherë të organizuar në Tiranë që përfshinte teknologjinë e fundit dhe sigurisht arriti të ndizte të gjithë sheshin ”Nënë Tereza”. Me një skenë fantastike dhe magjike, të ftuar special, surpriza, performanca dhe shumë të pranishëm, ”Time Capsule” ishte një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar për këtë vit.

Largimi i Ilda Bejlerit nga DigitAlb

Pas 11 vitesh pjesë e pandashme e ”DigitAlb”, Ilda bejleri u shkëput në vitin 2019 përshkak të një konflikti të ndodhur me Shakohoxhën i cili u përfol për ditë me rradhë në media e gazetat e showbiz-it. Largimi i Ildës ishte i papritur për vetë faktin se prej shumë kohësh, moderatorja kishte qenë besnike ndaj ”DigitAlb”. Sigurisht nuk vonoi shumë momenti që ajo do të rikthehej sërisht në televizion por këtë herë, si moderatore e ”Proçesit Sportiv” krah Edi Manushit.

Përfshirja e Kejvina Kthellës me Redjan Rrajën

Lidhja e bukuroshes Kejvina me një nga emrat e njohur të krimit shqiptar u zbulua krejt rastësisht nga telefoni i sekuestruar i këtij të fundit, kur u përfshi si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Sipas burimeve të ndryshme, bisedat e 34 vjeçarit me Kejvinën tregojnë se mes tyre ka patur diçka më tepër se thjesht miqësi. Gjithashtu ju kujtojmë se Kejvina u mor në pyetje nga policia në lidhje me këtë çështje dhe se Redian Rraja ishte i martuar dhe me fëmijë.

Fitorja e Arilena Arës në ”Festivalin e Këngës”

Ngjarje e bujshme dhe shumë e komentuar ishte dhe fitorja e Arilena Arës në ”Festivalin e Këngës”, pasi për javë të tëra ishte përfolur se fituese do të ishte Elvana Gjata, e cila u mbështet shumë dhe nga pjesa më e madhe e publikut për këngën që solli në festival. Në këtë çështe u përfshinë shumë emra të njohur të artit e muzikës, njerëz të tjerë publik e jo publikë të cilët gjetën rastin të jepnin secili mendimin e tyre. Ofendimet drejt personave të caktuar nuk munguan duke e kthyer kështu këtë ngjarje në një nga më të bujshmet e këtij viti. Madje, në rrjete sociale nisi dhe një peticion i cili kërkonte heqjen e çmimit nga Arilena për t’ia dhënë Elvanës por Drejtori i Festivali të Rtsh bëri me dije se vendimi i jurisë është i padiskutueshëm pavarësisht faktit se shumë njerëz mendojnë se ishte i korruptuar! /AlpeGossip.al