Mustafa Nano: Diskutimi mbi seksin këtu është tabu, mua kjo më skandalizon… – AlpeGossip
Mustafa Nano: Diskutimi mbi seksin këtu është tabu, mua kjo më skandalizon…

Mustafa Nano: Diskutimi mbi seksin këtu është tabu, mua kjo më skandalizon…

Ai është ndër ata personazhe që bën zhurmë sa herë që flet. Mustafa Nano ka vendosur që t’i tubullojë ujërat përsëri.

Këtë herë me një monolog, i cili flet për ato tema që ne, ç’është e vërteta, i flasim nën zë, nëpër tavolina dhe asnjëherë me zë të lartë.

Shfaqja që do të ngjisë premierë në skenë ditën e nesërme, në zhanerin “Stand Up Comedy”, ka një titull që provokon dhe që si tematike kryesore ka seksin dhe seksualitetin.

Nano ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe gjatë emisionit zbuloi detaje nga show “Nuk ka k***a në këtë botë”.

“Unë nuk përdor fjalë të cilat ne i quajmë të pista në show. Ka shumë rëndësi konteksti në të cilin i themi fjalët. Unë nuk e shoh veten si provokator, nuk jam provokator. Unë përpiqem të sfidoj një pjesë të shoqërisë që e shoh të prapambetur. Diskutimi mbi seksin këtu është tabu, mua kjo më skandalizon, por ajo është gjëja më humane”, tha Nano./tvklan.al