E akuzuan se “i bën zbor” PHOTOSHOP-it, vjen reagimi i Oriola Marashit: Hajdeni…(FOTO) – AlpeGossip
E akuzuan se “i bën zbor” PHOTOSHOP-it, vjen reagimi i Oriola Marashit: Hajdeni…(FOTO)

E akuzuan se “i bën zbor” PHOTOSHOP-it, vjen reagimi i Oriola Marashit: Hajdeni…(FOTO)

Oriolës i soset durimi dhe bëri një thirrje për ata që e akuzuan për Photoshop! Oriola Marashi është padiskutim një nga personazhet më të lakuar në mediat rozë të vendit tonë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të nxehta, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër tërheqin shumë vëmendje.

Mirëpo jo rrallë herë ndodh që Oriola “sulmohet” nga komentues të ndryshëm apo nga faqe të ndryshme të cilët e akuzojnë se përdor Photoshop në fotot e saj. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi ku aludohet se është kapur “mat” gjatë xhirimeve të një klipit të  Noizyt ku të pasmet e saj nuk duken ashtu siç i shohim në fotot që ajo poston, por për këtë ka reaguar Oriola.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të Noizyt ku do përformonte në një nga klubet e natës së Tiranës dhe i ftoi ndjekësit ta shihnin “live” nëse është si në Instagram apo jo.