SHTATË muaj të lidhur bashkë/ Elsamedi i BB është lidhur me…(FOTO) – AlpeGossip
SHTATË muaj të lidhur bashkë/ Elsamedi i BB është lidhur me…(FOTO)

SHTATË muaj të lidhur bashkë/ Elsamedi i BB është lidhur me…(FOTO)

Ish-banori i Big Brother, Elsamed Senaj, ishte një prej konkurentëve më të komentuar të edicionit të 9. Pas përfundimit të realityshow, ai i është përkushtuar karrierës së tij në muzikë dhe ka lançuar disa këngë të reja që janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Së fundmi, Elsamedi ka publikuar një foto në Instastory, ku i ka prezantuar të gjithë ndjekësve të dashurën e tij, me të cilën janë bashkë prej 7 muajsh.

Ish-banori shfaqet krah bjondes bukuroshe, teksa mbajnë në duar nga një gotë verë, dhe në përshkrimin e fotos ka shkruar numrin 7 dhe ka vendosur një zemër të kuqe.