VETËM 5-VJEÇE/ Vajza e Aurela Gaçes “djeg” skenën me performancën e saj (VIDEO) – AlpeGossip
VETËM 5-VJEÇE/ Vajza e Aurela Gaçes “djeg” skenën me performancën e saj (VIDEO)

VETËM 5-VJEÇE/ Vajza e Aurela Gaçes “djeg” skenën me performancën e saj (VIDEO)

Vajza e vogël e Aurela Gaçës, Abigal, duket se ka trashëguar nga mamaja e saj dëshirën dhe pasionin për të qenë në skenë. Këngëtarja e dashur për publikun ka publikuar ditën e sotme një video në “Instagram” ku tregon të voglën e saj teksa performon para një publiku të gjerë.

5-vjeçarja shfaqet e veshur me kostumin që kishte zgjedhur për performancën që është duartrokitur shumë nga publiku.

Ndërkohë Aurela ka treguar se Abi, e ndikuar nga skena, dritat dhe duartrokitjet është hutuar dhe nuk ka bërë koreografinë që kishte mësuar për muaj. Megjithatë, e vogla nuk e ka dhënë aspak veten dhe ka shkëlqyer në skenë duke rrëmbyer zemrat e publikut

VIDEO

“Abi ime, e vogla e mamës .

Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën.

Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances….

Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh .

U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte.

Por çfare më g?zoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja.

Te des mama.

Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter.

Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës.

Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrên ( se si prind, sigurisht nuk do te me vinte mire ta shihja te trembur e të tërhiqej)

Nje lutje për fëmijet tanë…të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet”, ka shkruar Aurela.