Këngëtari i njohur shqiptar flet për humbjen e të atit: Komunikoj me të, jam njeri shpirtëror – AlpeGossip
Këngëtari i njohur shqiptar flet për humbjen e të atit: Komunikoj me të, jam njeri shpirtëror

Këngëtari i njohur shqiptar flet për humbjen e të atit: Komunikoj me të, jam njeri shpirtëror

Këngëtari Alban Ramosaj dhe e motra Beatrix Ramosaj e kanë humbur babain e tyre në një moshë shumë të vogël dhe janë rritur nga mamaja e tyre Antigona, e cila e vetme ja ka dal ballë që dy fëmijët e saj të bëhen të suksesshëm në jetë.

I ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka pranuar se ai e ka ndjerë mungesën e babait, por ka rrëfyer se pavarësisht se ai nuk ka qenë fizikisht, në mendjen dhe zemrën e tyre ka qenë gjithmonë.

“Komunikoj me babin, jam njeri shpirtëror, besoj tek energjia. Nuk lutem por e kam të gjithën në mendjen time. E kam gjatë gjithë kohës në mendje, në momentet kulminante të jetës sime. Them a është krenar për mua? Mesa e kam njohur dhe më flet mami besoj se do të ndihej krenar”, ka treguar këngëtari.

Ndër të tjera Albani ka folur dhe për mundimin dhe sakrificat që nëna e tij ka bërë për ti rritur duke u shprehur mirënjohës për këtë gjë.

“Kam një mama shumë luaneshë. Kur babai im ndërroi jetë mami ka zënë at boshllëkun dhe ngaqë isha e vogël nuk dija si të merrja rolin e burrit të shtëpisë në një situatë të atillë. Tani e ndjej por jo si detyrë por si një gjë që më vjen natyrshëm mbrojtja. “,- është shprehur Albani.