“MASKAROHET” nga fansat/ Klea Huta shkon në darkë iftari, e kritikojnë për veshjen: “Me gjoks… ” (FOTO) – AlpeGossip
“MASKAROHET” nga fansat/  Klea Huta shkon në darkë iftari, e kritikojnë për veshjen: “Me gjoks… ” (FOTO)

“MASKAROHET” nga fansat/ Klea Huta shkon në darkë iftari, e kritikojnë për veshjen: “Me gjoks… ” (FOTO)

Ajo është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Jo vetëm shumë simpatike, por Klean e kemi parë edhe në shumë profesione të ndryshme si moderatore, aktore e këngëtare.

Klea Huta është përfshirë në një debat me fansat e saj të cilët e kanë kritikuar për veshjen që kishte zgjedhur në një darkë iftari, me rastin e Muajit të Ramazanit.

Klea ka shoqëruar një mikeshën e saj për darkë, por ajo që ka shqetësuar ndjekësit është veshja e këngëtares ku bluza ishte më e hapur seç “lejohet nga feja”.

“Iftar me këtë veshje?”, i shkruan një komentues.

“E pse kështu? Si mund të shkosh ti në një iftar e veshur ashtu? Ku feja islame nuk e lejon”, shkruan një tjetër.

 

Por Kleas nuk i kanë pëlqyer aspak kritikat dhe  flet me tone të ashpëra ndaj disa nga komentuesit:

“Injorantë të një kalibri shumë të lartë” i ka cilësuar moderatorja kritikuesit e saj duke uruar që Zoti t’i bekojë të gjithë./AlpeNews.al