Menduat se mbretëresha nuk do ta shohë me sy Meghan Markle? Gaboheni, ja çfarë ka bërë ajo për të! (FOTO) – AlpeGossip
Menduat se mbretëresha nuk do ta shohë me sy Meghan Markle? Gaboheni, ja çfarë ka bërë ajo për të! (FOTO)

Menduat se mbretëresha nuk do ta shohë me sy Meghan Markle? Gaboheni, ja çfarë ka bërë ajo për të! (FOTO)

Gjest shumë i bukur! Nuk është e lehtë të jesh nuse në familjen mbretërore.

Princi Harry i dha fund beqarisë para pak ditësh në një ceremoni madhështore të dasmës së tij me Meghan Markle. Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e botës mbarë, prej ditësh ishte përqendruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ka përdorur asnjëherë fjalë përkëdhelëse për Meghan Markle dhe gjithë bota ka shkruar se “Ajo s’e do Meghan-in”. Por mbretëresha ka zgjedhur ta shprehi pëlqimin e saj për Meghan në një mënyrë shumë delikate.

Së pari ajo lejoi Meghan që të kalonte Krishtlindjet në familjen mbretërore përpara se të bashkohej zyrtarisht me Princ Harry-n. Mirëpo ajo që na vërteton se Meghan është e preferuara e mbretëreshës është një foto që Elizabeth II mban në dhomën e saj. Kjo foto nuk është parë kurrë më parë publikisht.

Ajo është një foto e Meghan Markle dhe Princ Harry-t, e cila nuk është bërë në ceremoninë e dasmës, por shumë kohë më parë. Elizabeth II ishte duke pritur Komisionerin e Lartë të Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Honorable George Brandis, më 30 maj kur u fotografua fotoja ku duken qartë Duka dhe Dukesha e Sussex në sfond.

Me sa duket marrëdhënia mes tyre është shumë më e mirë se sa përflitet. Madje Markle foli me shumë dashamirësi për mbretëreshën gjatë intervistës së saj të parë të “BBC”-së pasi u njoftua angazhimi i saj. Ajo është shprehur se që në momentin e parë që e takoi mbretëreshën ka pasur një mirëkuptim të madh me të dhe natyrisht një respekt të jashtëzakonshëm.