Pas DIVORCIT të bujshëm, Jonida Maliqi flet për planet për martesën: Kurrë nuk them… – AlpeGossip
Pas DIVORCIT të bujshëm, Jonida Maliqi flet për planet për martesën: Kurrë nuk them…

Pas DIVORCIT të bujshëm, Jonida Maliqi flet për planet për martesën: Kurrë nuk them…

Historia e saj e dashurisë përfundoi pas 17 vitesh lidhje me ish-bashkëshortin, Gent Prizreni.

Por edhe përse marrëdhënia e saj mori fund, Jonida Maliqi është shprehur se ende vazhdon të besojë në ndjenjën e dashurisë.

“S’ka jetë pa dashuri. Është ajo që të krijon vetbesim, të mbush shpirtin dhe besoj se askush nuk dëshiron të jetë i vetëm” – tregoi Jonida Maliqi në një intervistë për “Thumb” pak javë më parë.

 

Mirëpo këngëtarja jo vetëm që beson tek dashuria, por edhe mund të veshë sërish fustanin e bardhë. Jonida Maliqi, ishte e ftuar ditën e djeshme në një sfiltatë me fustane nusërie, ku u shpreh për mikrofonin e emisionit “Pop Culture” për fustanin e saj të ëndrrave.

“Unë nuk kam plan të martohem, por kurrë mos thuaj kurrë. Mua më pëlqen e bukura dhe fustanet e nusërisë kanë formën e madhështisë dhe që e vogël jam rritur me idenë e princeshave” – tregoi këngëtarja e hitit “N’errësirë”.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni iu drejtuan Gjykatës për t’u divorcuar pas 10 vitesh martesë. Ata janë prindër të një djali, të quajtur Dan.