Pasi e quajti Rita Orën ku*rvë, komentuesit kryqëzojnë Olti Currin! Reagon opinionisti: Jeni idiotë dhe… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi e quajti Rita Orën ku*rvë, komentuesit kryqëzojnë Olti Currin! Reagon opinionisti: Jeni idiotë dhe… (FOTO)

Pasi e quajti Rita Orën ku*rvë, komentuesit kryqëzojnë Olti Currin! Reagon opinionisti: Jeni idiotë dhe… (FOTO)

Performanca e Rita Orës, në sheshin “Skënderbej” ka bërë bashkë më qindra dhe mijëra shqiptarë dhe shumë prej nesh u lumturuan pa masë nga fjalimi dhe xhestet e saj prej patriote.

Ndonëse ju e pëlqyet ka edhe nga ata që përsa i përketë performancës së djeshme nuk e pëlqejnë Rita Orën dhe në këtë listë është edhe blogeri i famshëm Olti Curri.

Në disa foto të postuar në Instastory, blogeri mesa duket nuk ka pëlqyer lukun paksa të ekzagjeruar të Ritës në performancë.

“Meqë ra llafi… ju vjen keq që më pëlqen më shumë Dua Lipa? Rita është shumë kurvë(estetikisht) për shijet e mia”, shkruan Olti në foton e parë të postuar ku duket Dua Lipa nga një super performancë e saj e veshur me një fustan në ngjyrë vjollcë.

Jo vetëm kaq ndërsa blogeri ka vendosur të ndryshojë edhe termin e përdorur për të karakterizuar Ritën duke shkruar: “Bitch më mirë, se në shqip fjala kurvë tingëllon si kurvë…”.

Por pasi e cilësoi të tillë Rita Orën, në drejtim të tij kanë ardhur shumë komente negative nga fansat të cilët i kanë dalë kundër, mirëpo Olti nuk ka hezituar aspak dhe u është përgjigjur menjëherë këtyrë komenteve.

“Rita Ora, Dua Lipa…por më parë ishte Madonna…Kylie Minogue…Ça lidhje ka Kosova në gjithë këtë?! Pse Dua Lipa që unë pëlqej nuk është nga Kosova! Pseudonacionalistë idiotë”, shkruan Olti.